DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gërvalla: Opozita po bllokon që të mos na vijë radha për Qeverinë dhe që ta vendosin Kosovën si të paaftë

23 Maj 2025
A A
Gërvalla në OKB: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte ekzistenciale për të ndalur gjenocidin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, pas dështimit të 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se opozita po e bllokon procesin “që të mos na vijë radha që ta bëjmë Qeverinë”, raporton Ekonomia Online.

Madje, ajo tha se dëshira e opozitës është që ta vendosin Kosovën si një shtet të paaftë.

Gërvalla shtoi se kjo qasje duhet të ndalet menjëherë.

“Sot ishim dëshmitarë të vazhdimit të bllokadës. Kjo qasje duhet të ndalet menjëherë. Nuk jemi në proces zgjedhjeje të qeverisë, por në konstituimin e Kuvendit,” tha Gërvalla.

Ajo u bëri thirrje deputetëve të opozitës të tregojnë përgjegjësi dhe të ndihmojnë në kapërcimin e ngërçit politik, duke theksuar se qytetarët nuk e meritojnë këtë bllokadë të zgjatur.

“Ai që voton për, asnjëherë nuk është bllokues i një procesi. Nuk mund t’ja shtroni këtë pyetje atyre që e cojnë dorën në cdo seancë. Të mos marrësh pjesë në votim, e shkel kushtetutën. Le të votojnë kundër. Dëshira e tyre është për të bllokuar procesin dhe për ta vendosur Kosovën si një shtet të paaftë”.

“Sot fatkeqësisht ishim dëshmitarë të vazhdimit të bllokadës, kjo situatë është e papranueshme, është situatë që kërkon zgjidhje të menjëhershme, kërkojmë reagim racional nga deputetët e opozitës që bllokojnë Kuvendin. Mua nuk më mbetet tjetër vetëm të bëj thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet, beteja politike nuk bëhet për një temë që është e vetëkuptueshme. Natyrisht që dëmton imazhin e vendit, nuk jemi në zgjedhjen e qeverisë por konstituimin e Kuvendit. Nuk jemi në fazën e votimit tek një person, çështja kemi 10 seanca, çështja nuk është për votim të përvetësuar por për votim të fshehtë. Duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi, është shumë e rëndësishme që përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit nuk është vetëm e atij që dëshiron ta formojë qeverinë por është përgjegjësi e të gjithëve në Kuvend. Nuk e meritojnë qytetarët këtë bllokadë të gjatë. Dëshira nuk është për të na sfiduar por për të bllokuar,” shtoi ajo.

KATEGORITË

  • Botë (1 031)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 203)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (9)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com