DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gërvalla përkujton Banjskën, hesht për katërshen e UÇK-së – ndal edhe komentet

24 Shtator 2026
A A
Gërvalla përkujton Banjskën, hesht për katërshen e UÇK-së – ndal edhe komentet
Share on Facebook

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që “të mos mbyllë sytë” për këtë rast.

Në postimin e saj në Facebook, Gërvalla ka shkruar për sulmin e 24 shtatorit 2023, ku humbi jetën Bunjaku, i cili tashmë është shpallur hero.

Pas publikimit të këtij postimi, Gërvalla ka ndaluar komentet në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke bërë që përdoruesit të mos mund të komentojnë.

Ky veprim vjen në një kohë kur ndaj ministres ka pasur reagime publike për mungesën e një deklarate lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Pavarësisht se katër të dënuarit kanë mbajtur ndër vite pozita të larta shtetërore e politike në Kosovë, Gërvalla deri tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me aktgjykimin.

Reagim nuk ka pasur as në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 734)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 734)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (191)
  • Sport (447)
  • TV (94)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com