DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gërxhaliu: Rritja e çmimit të energjisë do të ishte goditje për ekonominë kosovare

25 Shkurt 2025
A A
KOSTT fuqizon rrjetin energjetik të Kosovës me projekte madhore duke stabilizuar furnizimin me energji elektrike
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerëson se një rritje e çmimit të energjisë elektrike do të ishte një goditje për ekonominë kosovare.

Gërxhaliu ka thënë se një rritje e tillë eventuale do të ishte goditje edhe për standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës

“Duhet të kuptohet që kërkesa për ngritje të çmimit të energjisë elektrike nga tre operatorët kryesorë është e fund janarit të vitit 2025 ku kërkohet nga 400 milionë që kanë qenë të destinuara në vitin 2024 kjo shifër të rritet në 545 milionë euro që është një rritje për 35% dhe definitivisht një rritje e tillë eventuale do të ishte një goditje për ekonominë kosovare por mbi të gjitha për standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndryshe, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike.

Nga ky institucion kanë bërë të ditur se janë në fazën e vlerësimit të hollësishëm të këtyre aplikimeve, dhe rezultatet do të shqyrtohen në diskutim publik.

“Pas përfundimit të vlerësimit, ZRRE-ja do të publikojë një raport për konsultim me publikun, ku do të paraqesë analizat dhe rekomandimet e saj. Ky raport do të jetë në dispozicion për konsultim publik për një periudhë dyjavore. Pas shqyrtimit të komenteve të marra gjatë periudhës së konsultimit, ZRRE-ja do të propozojë një vendim përfundimtar, i cili do të dërgohet për miratim në Bordin e ZRRE-së. Deri në përfundimin e këtij procesi dhe publikimin e raportit konsultativ, ZRRE-ja nuk mund të prononcohet lidhur me mundësinë e rritjes apo uljes së tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Ky proces është i dizajnuar për të siguruar transparencë dhe për të marrë mendimin e publikut dhe palëve të interesuara para se të miratohet çdo ndryshim në tarifat e energjisë.”

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 837)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (972)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com