Kandidati për deputet nga AAK-ja, gjenerali Lahi Brahimaj, ishte mysafir në emisionin N’pikë në televizionin DTV Media.
Temë e këtij emisioni ishte siguria në Kosovë.
Gjenerali ndër tjera në emision foli edhe për ushtarë të Kosovës, të cilët sipas tij, ka shumë prej tyre që punojnë si taksi e kamarierë.
Kjo pasi, gjenerali Brahimaj thotë se nuk po mundet me ia dalë me një pagë të ushtarit.
Kandidati për deputetë foli edhe për kushtet e ushtarëve.