DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata e padrejtë vs. Gjyqit të Historisë

11 Shkurt 2026
A A
Gjykata e padrejtë vs. Gjyqit të Historisë
Share on FacebookShare on Twitter

Liria vërtet ka emër. Dhe ai emër është lufta e paprerë e popullit shqiptar të pushtuar nga Serbia dhe më vonë Jugosllavia për liri. Kjo luftë kulmoi me kryengritjen e armatosur të popullit tonë të prirë nga famëmadhja – Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lufta e armatosur solli implikimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe rrjedhimisht çlirimin e Kosovës dhe më pas pavarësinë e saj.

Shkruan: Valon Murati

Nuk ka dyshim që bartësit e luftës, pjesëmarrësit dhe ata që e ndihmuan me shkronja të arta i kanë të shkruara në histori emrat e tyre. Andaj liria e ka edhe emrin e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Sali Mustafës – Calit, Pjetër Shalës, e edhe të tjerëve si Fadil Fazliut, Bashkim Smakajt, Isni Kilës, Nasim Haradinajt, Haxhi Shalës, Hysni Ngucatit e të tjerëve që kanë kaluar e po e kalojnë ende kalvarin e Hagës.

Por nuk ka dyshim se një emër i përveçëm në tërë proceset që ka kaluar Kosova dhe shqiptarët është ai i Hashim Thaçit. Emri i tij është i patejkalueshëm në historinë e çlirimit të vendit, krijimit dhe konsolidimit të shtetit. Në shumë prej këtyre proceseve në të cilat ka qenë bartës kam pasur mendime, bindje dhe koncepte të ndryshme politike. Në shumë prej tyre besoj edhe sot se kam pasur të drejtë. Në disa, guximi për të hyrë në disa procese si Rambujeja, pavarësia e Kosovës, koha i ka dhënë të drejtë. Ajo që në sytë e mi i jep edhe dimensionin e një politikani të guximshëm, e vizionar, është përkrahja në fund e konceptit të ripërcaktimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë e problemeve jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të problemit shqiptaro-serb në Ballkan.

Nuk ka gjë më të rëndë se të shohësh simbolet e lirisë së Kosovës para bankës së të akuzuarve. Nuk kam ide se cili do të jetë verdikti përfundimtar. Por një gjë e di, që Gjyqi i Historisë së njerëzimit dhe ai i kombit shqiptar, një ditë këta njerëz, këta liderë të guximshëm, do t’i vendos në Panteonin e Lirisë së Njerëzimit, sepse liria e çdo njeriu, liria e çdo populli është kontribut për lirinë universale njerëzore, të synuar që kur njeriu ka funksionuar si qenie shoqërore.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 943)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com