DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata jep detaje për veprimtarinë e Osman Kastratit në “Al Nusra”

30 Janar 2025
A A
Gjykata jep detaje për veprimtarinë e Osman Kastratit në “Al Nusra”
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për Osman Kastratin që u dënua me burim për tri vjet e dy muaj për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Në njoftim thuhet se i akuzuari nga data 26.01.2013 e në vazhdimësi kishte marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist “Al Nusra”, në shtetin e Sirisë, duke ju bashkuar kësaj organizate me datë 26.01.2023, në atë mënyrë që i njëjti kishte udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për në Stamboll të Turqisë, ku nga aty me disa persona të tjerë të paidentifikuar deri më tani, e kishte  kaluar në territorin e Sirisë dhe i është bashkuar organizatës terroriste “Al Nusra”.

Tutje, shtohet se pjesëtarët e “Al Nusra”, të pandehurit i kanë caktuar detyra konkrete operative në territorin e quajtur “Gota” që gjendet afër qytetit të Damaskut dhe të njëjtin e kishin pajisur me armë automatikë të llojit AK-47 dhe municion, me qëllim që të ndërmerr veprimet e kërkuara nga udhëheqësit e kësaj organizate.

“Obligohet i akuzuari që të paguaj të gjitha shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të kësaj gjykate dhe atë, në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 100 euro, si dhe për fondin e viktimave të krimit shumën nga 100 euro, në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në njoftim.

KATEGORITË

  • Botë (1 135)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 397)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (840)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com