Ke të drejtë me propozu Kryetarin e Kuvendit, por duhet me i siguru vota dhe me e pas shumicën, sepse jemi demokraci parlamentare, jo autokraci. E drejta me propozu emrin, nuk është një e drejtë që ta garanton rezultatin pozitiv me automatizëm.
Nëse je partia e parë, por nuk i ke të gjitha votat e nevojshme, duhet me bo marrëveshje politike, me negociu, me bo kompromise. Me propozu dikë që është i pranueshëm edhe për ata që të duhen për me i marrë votat.
Nëse këtë nuk do me kuptu, nëse qëllimisht po e keqinterpreton, atëherë po e bllokon me vetëdije vendin. Dhe nëse pas gati 40 herë dështime vepron njëjtë, pa reflektim, pa ndryshim, dhe gjithë shteti është në bllokadë dhe i paralizuar, atëherë e meriton ndëshkimin më të madh politik.