DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

19 Shkurt 2026
A A
Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim për ndryshimin e masës nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak, për Arianit Sllamnikun.

Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Nga kjo gjykatë është bërë e ditur se më datë 13 të këtij muaji është nxjerrë aktvendimi për zëvendësimin e masës së paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Në lidhje me pyetjen tuaj për të pandehurin Arianit Sllamniku, ju njoftojmë se datë 13.02.2026 Prokuroria Themelore të Gjilanit ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak.Gjykata me datë 13.02.2026, ka nxjerrë aktvendim, duke zëvendësuar masën nga paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”,thuhet nga Zyra për Informim e Gjykatës në Gjilan.

Ndryshe me datë 21.01.2026, Gjykata me kërkesë të Prokurorisë pati caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit, pasi që dyshohet se ka kryer veprës penale ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe veprës penale eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave.

Lajmi.net kishte raportuar ekskluzivisht për dyshimet se si Ariait Sllamniku po trajtonte fëmijë të ndryshëm, të cilat ishin diagnostikuar paraprakisht me spektër të autizmit.

Përdorimi i barërave të kafshëve e terapitë e ndryshme që ai ua përshkruante këtyre fëmijëve çuan më pas edhe në hetimin e gjithë ngjarjes dhe nxjerrjen e detajeve të tjera nga ana e Policisë dhe Prokurorisë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 479)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 469)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com