DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

21 Maj 2025
A A
Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se do t’i përmbahen afatit të caktuar për mbylljen e çështjes së tyre
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ua ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kërkesat u dorëzuan më 3 dhe 4 prill 2025, pas dëgjimit të gjithë dëshmitarëve të Prokurorisë.

Veseli, Selimi dhe Krasniqi kishin kërkuar garanci edhe nga Policia e Kosovës, drejtori i së cilës dorëzoi në Dhomat e Specializuara gjithë dokumentet e nevojshme për të dëshmuar aftësinë dhe trajnimet e policisë që t’i ruajnë treshen e UÇK-së gjatë lirimit të përkohshëm, mirëpo Prokuroria e Specializuar e cilësoi të paaftë PK-në ta zbatojë këtë masë.

Vendimi i gjyqtarëve Charles Smith, Christoph Bardhe, Guenaël Mettraux dhe Fergal Gaynor nuk është bërë ende publik, por Klan Kosova e ka parë të përmendet si i tillë në kërkesën e fundit të kryeprokurores Kimberly West për vazhdimin e paraburgimit për Kadri Veselin.

“Paraburgimi mbetet proporcional. Në rishikimin e fundit të paraburgimit, Paneli gjeti se mbajtja e Veselit edhe për dy muaj të tjerë ishte e nevojshme dhe e arsyeshme në bazë të rrethanave specifike të rastit. Më 13 maj 2025, pas vlerësimit të kërkesës së fundit të Veselit për lirim të përkohshëm, Paneli konfirmoi se paraburgimi i tij mbetet i nevojshëm dhe i arsyeshëm.” – thuhet në kërkesën e West, njofton Klankosova.tv.

West e citon vendimin jo-publik edhe kur e arsyeton mbajtjen e Veselit në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen, ku bashkë me Thaçin, Krasniqin e Selimin po qëndrojnë prej 4 vjet e 6 muaj tashmë.

“Paneli ka ardhur në përfundim se vetëm përmes monitorimit të komunikimeve që aplikohet në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, komunikimet e Veselit mund të kufizohen në atë mënyrë që do ta ulin mjaftueshëm rrezikun e pengimit dhe kryerjen e krimeve tjera”

Gjykata Speciale nuk i pati besuar Policisë së Kosovës as në vitin 2021, kur Kadri Veseli kishte bërë kërkesë të njëjtë për lirim të përkohshëm.

KATEGORITË

  • Botë (1 014)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 050)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (9)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (125)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com