DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

GLPS mirëpret vendimin për fillimin e heqjes së Masave nga Bashkimi Evropian

23 Maj 2025
A A
GLPS mirëpret vendimin për fillimin e heqjes së Masave nga Bashkimi Evropian
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mirëpret vendimin e BE për fillimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, ndonëse e vonuar. Masat ishin të padrejta, vendosja e tyre ishte gabim, ndërsa lënia e tyre në fuqi për një kohë kaq të gjatë ishte gabim edhe më i madh.

G”LPS ka qenë organizata e vetme që ka monitoruar masat dhe ka publikuar hulumtim mbi to. Sipas vlerësimit tonë masat i kanë kushtuar Kosovës së paku mbi 100 milionë euro në kosto oportune, kryesisht në projekte të IPA të dedikuara për sundim të ligjit, demokraci, infrastrukturë etj. Po ashtu, vlen të ceket se ato edhe kanë dëmtuar rëndë kredibilitetin e BE. Më konkretisht, përderisa autorët e sulmit të Banjskës enden të lirë në Beograd dhe takohen me ministra shtetërorë, qytetarët e Kosovës të jenë nën masa të BE”, thuhet në njoftim.

GLPS vlerëson se formimi i institucioneve do të krijonte momentum pozitiv për heqjen e plotë të këtyre masave. Vetëm heqja e plotë e masave do të mund të krijonte vullnet të mirë për përshpejtimin e reformave në rrafshin e integrimit evropian e sidomos në dialog me Serbinë.

Në këtë kontekst, Përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas ka një mundësi të artë për zhbërjen e dëmit të paraardhësit të saj ndaj dialogut dhe kredibilitetit të BE-së. Fillimi i heqjes së këtyre masave përbën ogur të bardhë dhe shpresojmë që ky është një sinjal pozitiv për rikthimin e balancit në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

GLPS do të vazhdojë monitorimin e masave deri në heqjen e plotë të tyre dhe integrimin evropian në përgjithësi. Shpresojmë se vizita e znj. Kallas përbën një kapitull të ri në marrëdhëniet e Kosovës me BE.

KATEGORITË

  • Botë (1 031)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 203)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (9)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com