DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

15 Prill 2025
A A
Grenelli kërkon shkarkimin e gazetarëve të një mediumi që operon edhe në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë po shkon drejt fundit, reagimet e kritikat ndaj këtij institucioni janë shpeshtuar.

Ditë më parë, emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, bëri thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.

Në një përgjigje nga Dhomat e Specializuara për Kosovën, nuk kanë komentuar direkt deklaratën e të dërguarit të Trumpit por kanë thënë se janë të fokusuar në punën e tyre ligjore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë dy institucione më vete dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë tërësisht të përqendruara në përmbushjen e mandatit të tyre dhe kryerjen e procedurave gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, pavarësisht zhvillimeve politike apo komenteve”, kanë thënë nga Specialja.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një ndër financuesit e Gjykatës Speciale, e Amer Aliajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se kjo nuk mund të ndikojë në punën e tyre.“Gjykata Speciale është duke vazhduar punën e vet dhe se procedurat gjyqësor janë duke shkuar nga fundi dhe nuk besoj që deklarimet mund të kenë ndonjë ndikim tek puna e dhomave të specializuara. Gjykata Speciale ka qenë aktive edhe në kohën kur Trumpi ka qenë president pra në mandatin e parë dhe nuk besoj që do të ketë në këtë mandat do ketë ndonjë ndikim, sepse Gjykata Speciale nuk i ka donatore vetëm SHBA-të por merr donacione edhe nga shtete të tjera të BE-së, dhe shtete të treta kontribuuese”, ka thënë Aliaj.

Sot ka qenë edhe afati i fundit për Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të dorëzojë të gjitha provat materiale, në rastin më të madh që po gjykohen në Hagë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të 2023, e në paraburgim janë nga viti 2020 dhe së fundmi kjo masë iu vazhdua deri së paku me 20 maj të këtij viti, ani se Prokuroria tashmë i ka përfunduar edhe dëshmitarët.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 033)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com