Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është duke e përcjellë nga afër seancën në Hagë ku sot do të deklarohen edhe katër çlirimatërt që janë duke u gjykuar atje.
Gucati ka deklaruar se pret që ish-krerët e UÇK-së të lirohen nga aktakuza.
“Duke parë zhvillimet e sotme të mbrojtjes, që është shumë e fuqishme, unë pres që në muajin maj të lirohen dhe ta bëjmë një festë të madhe në dy qendrat shqiptare: në Tiranë dhe në Prishtinë. Shpresoj dhe besoj fuqishëm në pafajësinë e tyre, duke e parë sot mbrojtjen që të gjitha pikat e aktakuzës i hodhën poshtë, të prokurorëve të cilët punuan dhe përpunuan dokumentacione të rrejshme dhe të falsifikuara prej njerëzve që ishin pro Serbisë”, ka deklaruar ai.
