Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, mori pjesë si panelist në Forumin Ekzekutiv të organizuar nga Thesari i Bankës Botërore dhe IDA në Washington DC.
Në këtë ngjarje të nivelit të lartë, të moderuar nga Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Jorge Familiar, Guvernatori Ismaili prezantoi rrugëtimin e Kosovës nga përfituese në donatore të IDA-s, duke theksuar rëndësinë e institucioneve stabile dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm.
Ai ndau përparimet e BQK-së në menaxhimin e rezervave, përfshirjen financiare, digjitalizimin dhe përafrimin me standardet e BE-së, përfshirë edhe hapat drejt anëtarësimit në SEPA dhe pjesëmarrjen në programin RAMP. BQK rikonfirmoi përkushtimin për stabilitet ekonomik dhe bashkëpunim rajonal.