DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Guvernatori Ismaili mirëpret anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bundesbankës Gjermane

17 Korrik 2025
A A
Guvernatori Ismaili mirëpret anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bundesbankës Gjermane
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët, pati sot nderin të mirëpresë z. Burkhard Balz, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bundesbankës Gjermane, së bashku me delegacionin e tij, me rastin e vizitës së parë të nivelit të lartë të Bundesbankës në BQK.

Guvernatori Ismaili dhe z. Balz diskutuan mbi bashkëpunimin e fortë dhe afatgjatë ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në fushën e menaxhimit të rezervave, operacioneve dhe ngritjes së kapaciteteve. Guvernatori shprehu mirënjohjen e tij për partneritetin profesional me Bundesbankën, përfshirë rolin e saj në operimin, në emër të Eurosistemit, të linjës REPO në dispozicion për BQK-në.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili e informoi z. Balz edhe për zhvillimet e fundit në sektorin financiar të Kosovës dhe për reformat e gjera strukturore të ndërmarra për forcimin e stabilitetit financiar, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, Guvernatori rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke theksuar pritjet për mbështetje dhe avokim të mëtejshëm nga partnerët evropianë, përfshirë edhe Bundesbankën Gjermane.

Kjo vizitë pason takimin e fundit të Guvernatorit Ismaili me Presidentin e Bundesbankës, Joachim Nagel, në selinë e Bundesbankës në Frankfurt, dhe reflekton thellimin e lidhjeve institucionale dhe bashkëpunimit strategjik.

Në përfundim të vizitës, të dy palët vlerësuan gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që po ofrohet përmes programit të financuar nga BE-ja “Programi për Fuqizimin e Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Bundesbanka në bashkëpunim me partnerët e bankave qendrore të Eurosistemit, si dhe shprehën gatishmërinë për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Vizita nënvizon përkushtimin e BQK-së për ndërtimin e partneriteteve të forta ndërkombëtare dhe shfrytëzimin e ekspertizës për të forcuar sistemin financiar të Kosovës.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 744)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com