Ministrja në detyrë e Industrisë, e Ndërmarrësisë dhe e Tregtisë, Rozeta Hajdari, e pyetur për operimin e nje kompanie te derivateve, e cila është duke operuar pa licencë dhe është ngritur një aktakuzë ndaj saj, tha se nuk është në dijeni për këtë rast, raporton Ekonomia Online.
“Ministria kur ka filluar në fillim të mandaatit në vitin 2021, kemi gjetur një sektor të naftës shumë të paformalizuar ku më shumë se 50 për qind e pikave të karburanteve kanë qenë të palicencuara, sepse certifikatat, të cilat i kanë marrë, licencat kanë kushtuar, kanë pasur tarifë shumë të lartë prej 3 mijë deri në 5 mijë euro për naftën, prej 5 mijë deri në 20 mijë për duhanin.
Por me Ligjin e ri të produkteve të naftës kemi thjeshtuar dhe motivuar sektorin privat që të licencohet s. Dhe në këtë rast është rezultat i madh i ministrisë: kemi arritur të formalizojmë 98 për qind të operatorëve ekonomikë me licenca, të cilat kanë një kohëzgjatje tash prej 2 vjet në 6 vjet, kurse tarifa për t’u licuncuar është 50 euro për produktet e naftës, 55 euro për produktet e duhanit. Dhe në këtë rast unë si minsitre nuk mbaj mend emrat e kompanive të përveçme si individuale, por e di që më vijnë qindra licensc në kabinet për të nënshkruar në afat të shkurtër”, tha Hajdari.
“Jo nuk jemi në dijeni, nuk jemi aspak të njoftuar. Ministria pikërisht për sektorin e naftës ka intensifikuar inspektimet përmes Inspektoratrit qendror të mbikëqyrjes së tregut, duke rritur inspektimet për më shumë se 100 për qind gjatë këtij mandati. Unë si ministre nuk jam e informuar për një biznes të vetëm, por për bizneset e ndryshme, të cilat inspektohen, gjobiten dhe motivohen për t’u licençuar. Do të përgjigjem me shkrim a e ka marrë apo jo”, tha ajo.