DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hajnat në burg, thirrjet e qytetarëve të mbledhur jashtë QKN-së në Mitrovicë

11 Nëntor 2025
A A
Hajnat në burg, thirrjet e qytetarëve të mbledhur jashtë QKN-së në Mitrovicë
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup i qytetarëve është mbledhur para objektit të qendrës komunale të numërimit në Mitrovicës, ku është ndërprerë procesi i numërimit të votave për shkak të parregullsive në fletëvotime.

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Vetëvendosjen për manipulim të fletëvotimeve dhe ndërrim të numrave serikë me ato të vendvotimeve, si dhe vulosjen nga dy herë të fletëvotimeve.

Ndërkohë që prokurori i rasti ka insistuar në vazhdimin e procesit të numërimit, PDK-ja me partnerët e koalicionit janë shprehur kategorikë kundër duke kërkuar respektimin e ligjit.

Në qendrën komunale të numërimit të votave janë mbyllur kutitë me fletëvotime që kanë mbetur të hapura, ndërsa kutitë me fletëvotime të dyshuara janë vendosur në një rresht të veçantë.

Grupi i qytetarëve të mbledhur, kryesisht simpatizantë të PDK-së kanë bërë thirrje “Hajnat në burg”.

Tek objekti i QKN-së Mitrovicë e Jugut më herët është parë edhe njësia speciale, e cila ka hyrë edhe brenda ambienteve të kësaj qendre, ku tash e sa orë është ndërprerë procesi i numërimit të votave.

Sipas zyrtarëve të PDK-së në Mitrovicën e Jugut, edhe burri i Albulena Haxhiut është brenda Qendrës së Numërimit të Votimit në Mitrovicë, i cili po kërkon që procesi i numërimit të fillojë edhe pa miratimin nga Prokuroria e Shtetit dhe KQZ-ja.

Prokuror i rastit është Shpëtim Peci, i cili sipas zyrtarëve të PDK-së, është i afërt me kandidatin e VV-së Faton Peci.

Ndërkohë nga KQZ-ja kanë sqaruar se bëhet fjalë për një gabim teknik në fletëvotime dhe se kanë kërkuar sqarim nga kompania që ka bërë shtypjen e fletëvotimeve.

Deri më tash në qendrat komunale për numërim në Mitrovicë janë numëruar 25 nga gjithsej 105 vendvotime.

Faton Peci nga Vetëvendosja sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalë fitues përballë kandidatit nga PDK-ja, Arianit Tahiri, me epërsi prej 2315 votave.

Në momentin e ndërprerjes së numërimit dhe verifikimit të votave në QKN Mitrovicë, Faton Peci Lëvizja Vetëvendosje prin me 50.19% ose 4.186 vota, ndërsa Arian Tahiri Partia Demokratike e Kosovës – PDK ka marrë 49.81% ose 4.154 vota.

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, ato të personave me aftësi të kufizuar dhe votimi jashtë Kosovës.

KQZ ka bërë të ditur se rezultatet finale për zgjedhjet në 18 komuna do të shpallen më së largu pas 10 ditësh, ndërsa certifikimi i rezultateve për kuvende komunale do të bëhet pasi të kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet e ankesave në PZAP dhe që mund të përfundojnë eventualisht edhe në Gjykatën Supreme.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 866)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (972)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com