DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Halimi: Dhuna po bëhet pjesë e përditshmërisë sonë – alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional

9 Maj 2025
A A
Halimi: Dhuna po bëhet pjesë e përditshmërisë sonë – alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional
Share on FacebookShare on Twitter

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Prishtinë, ku një 34-vjeçar plagosi të dashurën e tij e më pastaj vrau veten. Ajo e cilësoi si një alarm serioz që kërkon vëmendje dhe reagim institucional.

“Dhuna nuk është më një përjashtim tragjik; ajo po bëhet pjesë e përditshmërisë sonë. E gjejmë në rrugë, në familje, në marrëdhënie që duhej të ishin të mbështetura në dashuri e mirëkuptim. Ajo është pasqyra e një krize të thellë kulturore dhe sociale që po na lëndon të gjithëve, në heshtje dhe në dhimbje,” ka thënë Halimi.

Sipas saj, ngjarja e sotme në kryeqytet nuk është thjesht një rast i izoluar, por një thirrje që nuk duhet injoruar.

“Është një britmë që kërkon të dëgjohet. Një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional. Sepse nuk kemi luksin të kthejmë kokën mënjanë; çdo vonesë, çdo neglizhencë, kushton jetë,” shtoi ajo.

Halimi ka theksuar se shoqëria jonë nuk po arrin të ofrojë edukim të duhur për përballimin e emocioneve, ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe respektin ndaj tjetrit.

“Po rritemi e po jetojmë në një shoqëri që nuk na mëson si të përballojmë emocionet, si të respektojmë tjetrin, si të ndërtojmë marrëdhënie të shëndetshme e të kujdesemi për mirëqenien mendore. Ky boshllëk edukimi po mbushet me dhunë dhe me heshtjen tonë, shpesh jemi bashkëfajtorë,” u shpreh ajo.

Në përfundim të reagimit, Halimi bëri thirrje për veprim konkret dhe ndërgjegjësim të përgjithshëm.

“Nuk mjafton më të ndjejmë keqardhje vetëm pas tragjedive. Duhet të flasim, të dëgjojmë, të veprojmë. Duhet të themi qartë: dhuna nuk ka vend në jetën tonë!”, përfundoi Halimi.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 608)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com