DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hamza në tubimin përmbyllës: Kjo ishte fushatë, ku i kujtuam presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacën Jakup e Rexhën

8 Shkurt 2025
A A
Hamza në tubimin përmbyllës: Kjo ishte fushatë, ku i kujtuam presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacën Jakup e Rexhën
Share on FacebookShare on Twitter

Bedri Hamza e ka filluar fjalimin e tij duke i falënderuar përkrahësit, familjen dhe gjithë qytetarët që i qëndruan afër gjatë kësaj kohe.

“Faleminderit e madhe, në këtë shesh të madh, në këtë festë të madhe të demokracisë. Faleminderit edhe mijëra vullnetarëve, aktivistëve që kanë organizuar çdo tubim, çdo bashkëbisedim dhe që e kanë mundësuar këtë finale të madhe sonte këtu me ju. Ju falënderoj nga zemra! Faleminderit të gjithë juve që jeni sonte këtu, në këtë mbrëmje të ftohtë, por me zemra të nxehta, me zemra të mbushura plot me dashni për njëri-tjetrin. Me zemra të inspiruara nga bashkimi që e kemi dëshmuar të gjithë në këto javë e muaj të fushatës sonë pozitive. Faleminderit që erdhët për ta festuar përmbylljen e fushatës”, ka thënë Hamza.

Hamza ka shtuar se ky takim i sotëm nuk është vetëm dita e fundit para votimit, por edhe takim para ditës së parë kur qytetarët do t’ia japin mandatin për të qeverisur.

“Fushata ishte rrugëtim i gjatë! Dhjetëra mijëra qytetarë na pritën gjithandej nga fshatrat malore të Sharrit e deri te Shala e Bajgorës, nga qytetet e bukura të Dukagjinit e deri te Drenica historike. Nga Ferizaji i biznesit e deri në Gjilan. Dhe ja ku jemi sonte në Prishtinë. Në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në sheshin që mban emrin e njërit prej heronjve më të mëdhenj të UÇK-së, ku jo shumë larg nga këtu e kemi edhe Nënë Terezën dhe Skenderbeun, ndërsa atje më poshtë bulevardet Bill Klinton dhe Xhorxh Bush. Në këtë shesh me shumë simbole historike, ju sonte po e jepni provimin e fundit. Provimin e fushatës pozitive, fushatës njerëzore, fushatës për jetë të dinjitetshme dhe ekonomi të zhvilluar.

Kjo ishte fushatë, ku i kujtuam edhe fillet e luftës dhe sonte përsëri e kujtojmë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, bacën Jakup, Rexhën dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre. Presim të na vijnë sa më shpejtë që të gjithë”, ka thënë Hamza.

KATEGORITË

  • Botë (1 112)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 116)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (67)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com