DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hapi i parë drejt tregjeve të EFTA-s, dërgesa e parë nga Kosova niset për Zvicër

2 Tetor 2026
A A
Hapi i parë drejt tregjeve të EFTA-s, dërgesa e parë nga Kosova niset për Zvicër
Share on Facebook

Sot, në pikën doganore Dheu i Bardhë, është përcjellë drejt Zvicrës dërgesa e parë në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve të EFTA-s. Dërgesa përbëhet nga shtëpi modulare të prodhuara nga kompania “Green House” nga Peja.

Kjo dërgesë shënon një nga hapat e parë konkretë në zbatimin e Marrëveshjes, e cila hyn zyrtarisht në fuqi më 1 tetor 2026. Marrëveshja synon të krijojë kushte më të favorshme për bizneset kosovare dhe të lehtësojë eksportin e mallrave dhe shërbimeve drejt Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Në kuadër të marrëveshjes, eksportuesit e produkteve industriale do të përfitojnë nga liberalizimi i tarifave doganore. Për një numër të produkteve bujqësore parashikohen tarifa të reduktuara ose zero, si dhe kuota preferenciale, në përputhje me kushtet e përcaktuara në marrëveshje.

Marrëveshja përfshin gjithashtu mundësi më të favorshme për eksportin e shërbimeve, me synimin për të zgjeruar praninë e produkteve dhe shërbimeve nga Kosova në tregjet e vendeve të EFTA-s.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë bizneset përmes informimit dhe sqarimeve lidhur me mundësitë që ofron marrëveshja. Synimi është rritja e eksporteve, krijimi i partneriteteve të reja dhe zhvillimi ekonomik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 742)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 226)
  • Opinione (57)
  • Showbiz (197)
  • Sport (465)
  • TV (106)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com