DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haradinaj: Dyfishimi i pagave në sektorin e sigurisë në Kosovë, urgjencë

28 Mars 2025
A A
Haradinaj: Qytetarëve iu treguam se kryeministri po punon për agjendën ruse-serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është urgjencë që të dyfishohen pagat në gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë.

Ai e tha këtë pas betimit të sotëm të 344 ushtarëve të rinj të FSK-së. Haradinaj ka shkruar se paga e dinjitetshme e ushtarit, policit, inteligjencës e më gjerë është obligim qeveritar e kombëtar.

“Të rinjtë tanë vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin e tyre për atdheun dhe sigurinë e vendit. Sot, 344 ushtarë të rinj u certifikuan, duke marrë përgjegjësinë për t’i shërbyer Kosovës me nder dhe përkushtim. Ky është një moment krenarie për ta, për familjet e tyre dhe për gjithë vendin.

Me përkushtim të madh, kam qenë gjithmonë në përkrahje të Forcave të Sigurisë, e po me atë përkushtim, ngritëm statusin e Forcës në Ushtri, me përkrahje të aleatëve. Sot, Kosova ka ushtrinë më të re, sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, si anëtare e NATO-s përkrah Amerikës dhe aleatëve tjerë strategjikë. Është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë, sidomos në këto rrethana mbi të cilat gjendet sektori i sigurisë në rajon e me gjerë. Paga e dinjitetshme e ushtarit, policit, inteligjencës e më gjerë është obligim qeveritar e kombëtar. Urime dhe shumë suksese në këtë mision fisnik!”, ka shkruar kreu i AAK-së Haradinaj.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 395)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com