DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

​Haradinaj i kënaqur me rezultatin, tregon ku do të jenë në bashkëqeverisje

10 Nëntor 2025
A A
Ramush Haradianj
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar edhe një herë qytetarët dhe institucionet e vendit pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale, duke theksuar se Kosova ka treguar standarde të larta demokratike.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Aleanca ka triumfuar në pesë komunat ku ka qeverisur dhe do të jetë në bashkëqeverisje në mbi 10 komuna. Ai bëri të ditur se në kuvendet komunale, Aleanca përfaqësohet me 98 asambleistë.

Lideri i Aleancës shprehu mirënjohje të veçantë për aktivistët dhe strukturat e partisë, përfshirë edhe ata në diasporë, për përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë fushatës.

Haradinaj gjithashtu falënderoi kryetarët e komunave ku Aleanca ka fituar: Ardian Gjini në Gjakovë, Bali Muharremaj në Suharekë, Bashkim Ramosaj në Deçan, Smajl Latifi në Rahovec dhe Zenun Elezaj në Klinë, duke theksuar punën e tyre konkrete dhe qeverisjen e përgjegjshme.

Ai premtoi se për qytetarët që i besuan Aleancës, partia do të punojë edhe më me ngulm për të avancuar projektet e nisura dhe për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme.

“Ky është një rezultat i madh dhe një konfirmim i qartë se modeli i qeverisjes së Aleancës sjell ndryshime reale dhe pozitive për qytetarët,” tha Haradinaj.

Ai përfundoi duke siguruar se Aleanca do të vazhdojë të jetë aktive dhe e përkushtuar në qeverisje me rezultate konkrete.

KATEGORITË

  • Botë (1 177)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 876)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (13)
  • rajon (4)
  • Showbiz (83)
  • Sport (159)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (993)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by:

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: