Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së e vlerëson “për marre dhe qyqarllëk” protestën para dy javësh në Prishtinë të mbajtur kundër Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, për shkak se siç tha, OVL e UÇK-së nuk ka guxuar ta merrte përsipër organizimin e asaj proteste.
“OVL ka nevojë të bëjë thirrje e jo të punojë në ilegalitet. Pozitive aty është që efekti u arrit dhe Trendafilova nuk mbajti konferencë”.
“Isha i kënaqur me efektin, por i pakënaqur për mosguximin e pranimit të thirrjes, qoftë edhe simbolike të asaj proteste”, tha Haradinaj, në klankosova.