Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar figurat e shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përvjetorin e 8 majit, duke veçuar komandantin Ekrem Rexha – Drini si një nga heronjtë më emblematikë të luftës.
Në postimin e tij, Haradinaj nderoi gjithashtu sakrificën e banorëve të Kashicës, Staradranit, Terstenikut dhe dëshmorëve të Lëbushës, si dhe përkujtoi Betejën e lavdishme të Llapushnikut, që shënoi një kthesë në luftën çlirimtare.
Ai përmbylli mesazhin e tij me fjalët: “Gjaku i tyre është themeli i lirisë sonë – lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!”