DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haradinaj: Nën udhëheqjen e Muharremajt, Suhareka u bë qendër e zhvillimit ekonomik

7 Tetor 2025
A A
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Muharremajt, Suhareka u bë qendër e zhvillimit ekonomik
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e 25-të të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tubim në Komunën e Suharekës.

E, kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, kjo komunë, pa mbështetjen e qeverisë, është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, Ujëmbledhësi i Dragaqinës, përfundimi i stadiumit të futbollit, pishinës gjysmëolimpike, shërbimit të veçantë shëndetësor (geriatrik), ndërtimi i çerdheve të reja, do të sigurojnë infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Suharekës.

“Atmosferë e jashtëzakonshme në Suharekën kampione të qeverisjes. Energjia e Suharekës sot ishte dëshmi e fuqisë transformuese që vjen nga puna dhe përkushtimi. Nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, kjo komunë, pa mbështetjen e qeverisë, është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, duke u bërë shembull i asaj që mund të arrijmë kur kemi vizion të qartë dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat. Ujëmbledhësi i Dragaqinës, përfundimi i stadiumit të futbollit, pishinës gjysmëolimpike, shërbimit të veçantë shëndetësor (geriatrik), ndërtimi i çerdheve të reja, do të sigurojnë infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Suharekës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 444)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 076)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (247)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com