Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë prezent sot në fushatën përmbyllëse të kandidatit për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit në këtë qytet.
Haradinaj tha se Gjinin e vlerëson krejt Kosova.
“Me lehtësinë më të madhe them se është kryetar kampion. Vizioni i tij, me ekipin e tij, është model jo vetëm për Kosovën, por edhe përtej”, tha Haradinaj.
Postimi i plotë:
Gjakovën dhe Ardian Gjinin e vlerëson krejt Kosova. Me lehtësinë më të madhe them se është kryetar kampion. Vizioni i tij, me ekipin e tij, është model jo vetëm për Kosovën, por edhe përtej.
Gjakova e meriton, prandaj sot ndriçon dhe do të ndriçojë brez pas brezi.
