Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shfaqi shpresën se mund të formohet qeveria nga partitë që ishin në opozitë në mandatin e kaluar.
Haradinaj tha se Kryeministër do të mund të bëhej Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku.
“Jam për po. Aktualisht një të drejtë morale e ka PDK-ja se ka më së shumë vota dhe do të ishte Bedri Hamza. Po nëse do arrinin marrëveshje PDK-LDK, edhe e propozojnë Lumir Abdixhiku, për mua është i pranueshëm“. tha Haradinaj në Kanal 10.
Ai tha se do të ishte pro formimit të një qeverie nga këto parti dhe se nuk do të kishte ndonjë kërkesë.