Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj.
Haradinaj ka thënë se këtij shkarkimi “po i vjen erë e keqe” duke e lidhur me ditën kur Kurti e sulmoi atë në foltoren e Kuvendit.
Ai tha se ky shkarkim është hakmmarje.
“Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit. Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje e pastër politike ndaj kujtdo që guxon të mbrojë pavarësinë e institucioneve”, tha Haradinaj.
