DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haradinaj publikon kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese

12 Maj 2025
A A
Haradinaj: Ekspertët ligjorë na kanë rekomanduar të mos votojmë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë publike kërkesën e dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese nga Grupi Parlamentar i AAK-së, me mbështetjen edhe të deputetëve të LDK-së dhe PDK-së.

Në postimin e tij, Haradinaj ka theksuar se moskonstituimi i Kuvendit është kthyer në një lojë të turpshme, që po dëmton jo vetëm deputetët e zgjedhur nga populli, por vetë shtetin e Kosovës.

“Skenari i seancave që përsëriten çdo 48 orë, pa asnjë vendim, është bërë model i papjekurisë sonë shtetërore”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se bllokada aktuale po prodhon pasoja të rënda politike dhe ekonomike për vendin.

Sipas tij, ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të procesit, me diktat të Vetëvendosjes, përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Në mungesë të një zgjidhjeje politike dhe institucionale, e vetmja derë që na ka mbetur është Gjykata Kushtetuese,” ka theksuar Haradinaj, duke njoftuar se kërkesa e dorëzuar synon të saktësojë shkeljet kushtetuese dhe të ofrojë një rrugëdalje nga ky ngërç parlamentar.

Ai ka bërë të ditur se deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, është kërkuar masë e përkohshme për të ndërprerë mbajtjen e seancave të përsëritura, të cilat, sipas tij, po e shpërfytyrojnë Parlamentin dhe po e shndërrojnë atë në një arenë qesharake pa asnjë produkt institucional.

KATEGORITË

  • Botë (964)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 241)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (56)
  • Sport (114)
  • TV (54)
  • Vendore (77)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com