DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haradinaj tregon si ia “mbledhi ‘betë’” Radoiçiqit “që të mos kishte tensione për formimin e ushtrisë”

18 Dhjetor 2025
A A
Haradinaj tregon si ia “mbledhi ‘betë’” Radoiçiqit “që të mos kishte tensione për formimin e ushtrisë”
Share on FacebookShare on Twitter

Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, ka komentuar kritikat që kanë lindur për takimin e tij me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, gjatë mandatit të tij si kryeministër në vitin 2018.

Haradinaj ka thënë se takimi kishte një funksion të qartë dhe të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Ai shtoi se qëllimi ishte që temat delikate të trajtoheshin me kujdes dhe të shmangeshin incidentet që mund të rrezikonin proceset serioze.

“Një takim (më ish-nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radojçiq) si ai ka qenë në funksion, si pjesë e një angazhimi të madh vendor e ndërkombëtar që këto tema mi tejkalu pa çfarëdo pasoje, incidenti e rrezikimi. Iu është treguar atij se çfarëdo të ndodh. Dhe po ashtu që është mirë me reagu të gjithë e mos me reagu në mënyrë të gabuar. Për shkak se janë procese serioze dhe kuptohet që kushdo ë del në anën e kundërt mund të ketë pasoja.

Kam pas obligim, jo veç atij por kujtdo që ka mund me qenë potencial në çfarëdo zhvillimi. Me ia spjegu që këto tema janë tepër të rëndësishme, janë faktor serioz të këqyr. Dhe kushdo që i keqpërdor këto, ose krijon incidente, kuptohet se do të ketë pasoja. Këtë e kam bërë në nivel të kryetari te qeverisë…Për fat të mire edhe pavarësimi energjetik, edhe Trepça edhe ushtria janë kryer pa incidente në asnjë pjesë të vendit. Dhe pa ndonjë dënim nga pala ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Në të njëjtin kontekst, lideri i VV-së, Albin Kurti, kishte deklaruar së fundmi se “ai ka takime, fotografi e lave. Nuk po i them unë, i ka thënë vet. Nuk mendoj që Radojçiqin e bën kriminel thjesht sulmi terrorist në Banjskë. Mendoj që ka qenë i tillë edhe më herët”, duke iu referuar Haradinajt dhe takimit me Radojçiqin.

KATEGORITË

  • Botë (1 204)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (15 434)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (15)
  • Showbiz (92)
  • Shpallje (1)
  • Sport (167)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 035)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by:

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: