DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu: UÇK-ja ishte ushtria mbrojtëse e një populli që kërkonte të jetonte i lirë

17 Shkurt 2026
A A
Haxhiu: UÇK-ja ishte ushtria mbrojtëse e një populli që kërkonte të jetonte i lirë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu i është drejtuar popullit gjatë seancës solemne në nder të Ditës së Pavarësisë.

“Sot shënojmë 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Pavarësi që u bë e mundur falë përpjekjeve dhe sakrificave të vazhdueshme të popullit shqiptar, pavarësisë që u arrit përmes luftës për çlirim, gjakut të shumë heronjve që ranë ndër breza, që ne të jemi sot ku jemi këtu”, tha Haxhiu.

Kryekuvendarja tha po ashtu se populli shqiptar përkulet para të gjithë atyre që dhanë gjithçka për liri, që sot të festohet një ditë e tillë.

“Përkulje e përjetshme për ata që dhanë jetën për lirinë e vendit, para dëshmorëve dhe martirëve, para atyre që përjetuan dhunë në forma të ndryshme, para familjeve që ende mbajnë dhimbjen e luftës, dhe të gjithë atyre që edhe sot kërkojnë drejtësi. Përkulje para të gjithë atyre që qëndruan dhe nuk u dorëzuan asnjëherë, që ne sot të jetojmë të lirë”, tha kryeparlamentarja.

Ndërsa ajo përmendi edhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK-ja ishte ushtria mbrojtëse e një populli që kërkonte të jetonte i lirë në vendin e vet, pa pasur synim shkatërrimin e askujt tjetër. Dhe çdo përpjekje për ta shkëputur këtë luftë nga konteksti i saj historik dhe politik, rrezikon ta shtrembërojë të vërtetën e asaj kohe”, u shpreh Haxhiu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 480)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 510)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com