DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haziri për Hotin: Më së paku ai është në pozitë të bëjë deklarata qesharake

29 Mars 2025
A A
Haziri për Hotin: Më së paku ai është në pozitë të bëjë deklarata qesharake
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar se brenda LDK-së nuk ka asnjë përçarje, madje tutje thotë se pakënaqësitë e fundit të shprehura nga anëtarët e Kryesisë janë më shumë për zhurmë politike.

Por, ai nuk i konsideron aspak si qesharake, dhe se këto duhet diskutuar në organet e brendshme të partisë.

Haziri është kritik edhe për zyrtarë partiakë që kanë siguruar mandatin e deputetit, por që sipas tij, s’kanë sjellë asnjë votë përtej LDK-së. Mirëpo, ai nuk pranoi të flasë me emra se kush janë të njëjtit.

“Më së paku ai (Avdullah Hoti) është në pozitë të bëjë deklarata qesharake. Avdullah Hoti dhe shumica prej neve në LDK sillemi dhe punojmë si të përgjegjshëm, të urtë dhe të butë në qëndrimet tona, por të palëvizshëm dhe kokëfortë në bazë të parimeve politike që i kemi. Ne përfaqësojmë vlerat tona. Kjo është zhurmë politike dhe asgjë tjetër. LDK-ja ka nevojë me u mbështet dhe ruajt politikisht si organizim politik. Ne, disa, LDK-në e kemi si familje politike, sepse kemi qenë dhe jemi idealistë politikë të lidhur si kërthiza me LDK-në”.

“Kështu që në asnjë mënyrë nuk e pranoj zhurmën politike dhe s’lejoj me e konsumua LDK-në politikisht. Kërkesa për lidership të ri, çka nënkupton? Nëse zotëri Abdixhiku në mbledhje ka thënë se jeni të gatshëm me thirr Kuvendin, pse nuk u thirr Kuvendi? Çka nënkupton lidership i ri: kryesi e re e LDK-së, kryetar i ri LDK-së? Krejt është në rregull nëse duhet me dalë. Por në këtë proces politik, LDK-ja nuk pranon zhurmën politike për të na dërguar në një hendek ku janë disa që po e mbrojnë dikë dhe janë dikush që po e sulmojnë dikë”, tha ai për KosovaPress.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 504)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 153)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com