DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haziri rrëfen takimin e fundit me babanë e tij: Isha 6 vjeç, ende shpresoj që diku mundet me qenë

30 Shtator 2026
A A
“Liria është edhe përgjegjësi” – mesazhi i Hazirit në natën e tetë të protestës
Share on Facebook

Çlirim Haziri, djali i dëshmorit Xhavit Haziri, ka rrëfyer për kujtimet e tij nga babai.

Haziri ka treguar se ishte vetëm gjashtë vjeç kur e takoi për herë të fundit babanë e tij në shtëpinë e tyre në Kodrën e Trimave.

“Unë i kam pasë 6 vjet, për herë të fundit kur e kam taku ka qenë në shtëpi. Ne kemi jetuar në Kodrën e Trimave, edhe babi zakonisht ka ardhë natën dhe ka dalë në mëngjes herët. Ka qenë në jetën time një njeri që e kam takuar rrallë. Nuk e mbaj mend shumë, e mbaj mend pak. Ka momente shumë pak që i kujtoj. Prej 17 shtatorit 1998 ka pasur dëshmitarë se si ka ndodhur rasti, mirëpo nuk dimë kurrgjë më për të. Normal që menjëherë pas luftës njerëzit kanë pasur tregime, kanë thënë që mundet me qenë diku, por me kalimin e kohës qito më nuk ekzistojnë”, deklaroi ai.

Haziri theksoi se familja vazhdon të jetë në pritje dhe se ende shpreson për të mësuar fatin e babait të tij.

“Ne jemi në pritje. Unë i kam 35 vjet dhe mendoj e shpresoj që diku mundet me qenë. Ndoshta kur jeta të trajton më ndryshe, edhe rritesh pak më ndryshe. Rritesh me një mungesë, edhe e kalon shumicën e jetës në pritje të drejtësisë. Krijon imunitet ndaj padrejtësisë, dhe kjo pak na dallon”, tha ai.

Ai shtoi se mbështetjen dhe forcën e ka gjetur te Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Forcën në çdo situatë e gjej te Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kështu edhe në jetën time, edhe gjatë aktiviteteve të ndryshme në jetë, edhe gjatë sfidave në jetë që i kam kaluar, prehjen e kam gjet te një organizim, te një triumf i UÇK-së”, tha Haziri.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 739)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 073)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (196)
  • Sport (460)
  • TV (102)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com