DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hidhërimi i Kurtit me Osmanin- Presidentja kërkoi gur minerar të “Trepçës” për t’ia dhënë Trumpit, qeveria s’ia dha

11 Mars 2026
A A
Çka nëse Vjosa Osmani kthehet në LDK? Përgjigjet Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca dhe Qeveria kanë pasur një mospajtim lidhur me një gur minerar të Trepçës, të destinuar për t’ia dhënë presidentit amerikan, Donald Trump. Qeveria kishte refuzuar t’ia japë këtë gur minerar Vjosa Osmanit, e cila synonte t’ia dhuronte Trumpit në Bordin e Paqës. Kjo, nën arsyetimin se koha e kërkesës dhe realizimit është e shkurtër.

Siç raporton Gazeta Nacionale, Ministria e Ekonomisë ka refuzuar t’ia japë Presidencës një gur minerar të ndërmarrjes “Trepça”, të cilin presidentja Osmani kishte planifikuar të i dhuronte presidentit të SHBA’së, Donald Trump, në ceremoninë e inaugurimit të “Bordit të Paqes”.

Më 17 shkurt, në ditë para se presidentja Osmani të niset për më Uashington, Presidenca i kishte shkruar Muzeut të Kosovës për mundësinë e dhurimit të një guri të “Trepçës”.

Për dhurimin e një guri të tillë, muzeu kishte kërkuar aprovimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Më pas, Presidenca iu kishte drejtuar Ministrisë së Artane Rizvanollit.

Në kërkesën e Presidencës, tregohen arsyet se pse po kërkohet dhurimi i këtij guri.

“Në funksion të realizimit të nevojave shtetërore dhe duke u bazuar në interesin publik, ju drejtohemi me këtë kërkesë për të shqyrtuar mundësinë e dhënies në pronësi të një guri minerar nga Ndërmarrja “Trepça”, për qëllime shtetërore(te bashkangjitur keni ne fotografi). Ky gur minerar do të shërbej ekskluzivisht për përmbushjen e nevojave protokollare. Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, mbetemi në pritje të përgjigjes suaj”, është thënë në kërkesën e Presidencës për Ministrinë e Ekonomisë.

Drejtori i Departamentit të Minierave, Skender Sallahi, i ishte përgjigjur Presidencës, duke thënë se nuk mund të realizohet kërkesa e tyre.

Aty tregohet pse nuk mund të pranohet kërkesa e shefes së shtetit.

“Te nderuar bazuar ne kohën e shkurtër për te ndërmarr hapat ligjor për realizimin e kësaj çështje ju kërkojmë mirëkuptim për pamundësinë e realizimit të kësaj kërkese. Duke ju kërkuar mirëkuptim ju shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen”, është thënë në përgjigjen.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 445)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 106)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (131)
  • Shpallje (1)
  • Sport (248)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com