a. Richard Grenell nuk ka sjellë asnjë dobi me deklaratën e tij, e cila ka ardhur më shumë nga barku, inati dhe urrejtja sesa nga truri. Asnjë hajr nuk sheh as SHBA-ja as Kosova me quajt ashtu publikisht një presidente që nga qëndrimet e saj vitet e fundit duket si më proamerikanja në botë.
b. Kur sulmohet VO, sulmohet presidenca dhe shteti i Kosovës. Kjo nuk është aspak në linjë me investimet dhe politikat afatgjata të SHBA-së në rajon dhe Kosovë. Pra, ne duhet me mbrojtë vendin tonë në këtë rast specifik, sidomos kur vjen nga një person me historik jashtëzakonisht kontradiktor në karrierën e tij. Mos harroni që Grenell e ka quajtur edhe Trump të rrezikshëm e gjithashtu të padijshëm (për diplomaci)… por i ka fshi ato tweet-a pastaj. Me pas qenë diplomat i matur, Grenell sot kishte me qenë ose Sekretar i Shtetit të SHBA-së, ose Këshilltar i Presidentit të SHBA-së pëSigurisë Kombëtare (NSA).
c. Për fund, duhet gjithashtu me konsideru një perspektivë tjetër. Vjosa Osmani mundet me qenë çelësi i ndryshimeve në Kosovë në zgjedhjet e ardhshme. Po shihet që skena politike është e papërcaktuar, prandaj e kemi këtë krizë të thellë. Osmani, nëse futet në politikë në zgjedhjet e ardhshme (ashtu si flitet në qytet), e që po supozohet që mund të mbahen në pranverë, mundet me qenë faktori përcaktues i drejtimit që merr Kosova. Jo fituese e zgjedhjeve s’ka mundësi, por ndikimi i saj mundet me kriju një efekt të fortë dhe me sjellë ndryshime që aq shumë nevojiten, e ku njëra palë fiton.