DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoti kritikon VV-në pas refuzimit të buxhetit shtesë të ZKA-së: Fillim i keq i kësaj legjislature, ishte e domosdoshme

19 Shkurt 2026
A A
Hoti: Viti 2026 nisi me rritje të ndjeshme të tarifave të ujit dhe kanalizimeve
Share on FacebookShare on Twitter

“Fillim i keq i kësaj legjislature”, kështu tha Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës pas refuzimit të kërkesës për buxhet shtesë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) nga Vetëvendosje në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike.

Hoti theksoi se ky buxhet shtesë i kërkuar nga ZKA është i domosdoshëm që Zyra të arrijë të kryejë të gjitha auditimet e parapara në kohë dhe me cilësi të duhur.

Në postimin e tij, Hoti shkroi: “Ka qenë praktikë e etabluar në të gjitha legjislaturat paraprake që kërkesat buxhetore të institucioneve të pavarura, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga Kushtetuta, siç është rasti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, të miratohen gjithmonë në komisionet parlamentare dhe në Kuvend. Miratimi i kërkesave të tilla është bërë nën supozimin se ato janë të bazuara në ligje dhe rregullore përkatëse. Një qasje e tillë e Kuvendit dhe e komisioneve parlamentare sa i përket kërkesave buxhetore të institucioneve të pavarura kushtetuese siguron balancën e pushteteve dhe ruan pavarësinë e tyre nga Qeveria. Por, në mbledhjen e sotme, deputetët e shumicës parlamentare votuan kundër kërkesës së ZKA-së për buxhet shtesë, pavarësisht rëndësisë së tij për kryerjen e auditimeve në kohë dhe me cilësi të duhur.”

Hoti paralajmëroi se kjo sjellje e shumicës parlamentare është një fillim i keq i legjislaturës dhe tregon tendencën se si pritet të menaxhohet paraja publike në vitet në vijim, duke rrezikuar mbikëqyrjen adekuate të shpenzimeve buxhetore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 479)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 472)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com