DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxha në Turqi zhvilloi takime të rëndësishme në departamentet kryesore të sigurisë

3 Qershor 2025
A A
Hoxha në Turqi zhvilloi takime të rëndësishme në departamentet kryesore të sigurisë
Share on FacebookShare on Twitter

Një delegacion i Policisë së Kosovës, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, nga data 29-30 maj, realizuan një vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë.

Sipas një njoftimi nga ana e policisë, gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime të rëndësishme në departamentet kryesore të sigurisë, përfshirë hetimin kundër krimit të organizuar, narkotikëve, terrorizmit, krimeve kibernetike, njësive speciale, aviacionit policor, mauzoleut të Ataturkut si dhe një vizitë Akademisë Policore të Ankarasë. Delegacioni u prit zyrtarisht edhe nga drejtori i përgjithshëm i sigurisë së Turqisë.

Takimet u fokusuan në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, narkotikëve, terrorizmit dhe krimeve kibernetike. Ndër qëllimet primare të kësaj vizite ishte edhe fuqizimi i kapaciteteve policore në fusha të ndryshme, të cilat ndikojnë direkt edhe në realizimin e objektivave strategjike të PK-së.

Po ashtu u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit operativ dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve profesionale të dy institucioneve.

“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, falënderoi autoritetet turke për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar se këto takime përforcojnë partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe janë një hap konkret drejt forcimit të sigurisë dhe rendit publik. Palët u zotuan të vazhdojnë komunikimin e ngushtë dhe të ndërmarrin hapa konkretë për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në sigurinë e qytetarëve të të dyja shteteve. Të dy palët vlerësuan se takimet e tilla e tilla janë tejet të rëndësishme dhe kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit policor në nivel shtetesh”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar për media.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 057)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com