DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxha telefonon Konjufcën: Kosova prioritet i përhershëm i Shqipërisë

19 Mars 2026
A A
Hoxha telefonon Konjufcën: Kosova prioritet i përhershëm i Shqipërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ku është rikonfirmuar mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për Kosovën.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se biseda ishte e ngrohtë dhe miqësore, duke theksuar marrëdhënien vëllazërore dhe lidhjen e veçantë mes dy vendeve.

Ai nënvizoi se Kosova mbetet një prioritet i përhershëm dhe i padiskutueshëm i politikës së jashtme të Shqipërisë, duke shtuar angazhimin për thellimin e partneritetit strategjik dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Hoxha vlerësoi gjithashtu zhvillimet e fundit në raportet me Bashkimin Evropian, përfshirë heqjen e masave kufizuese, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të Kosovës në rrugën evropiane, me pritshmëri për hapa të tjerë pozitivë, si marrja e statusit të vendit kandidat.

Gjatë bisedës, të dy palët u dakorduan për riaktivizimin e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe avancimin e projekteve madhore në fusha si ekonomia, infrastruktura, arsimi, kultura, siguria dhe diplomacia.

Ministri shqiptar theksoi gjithashtu mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë zgjerimin e njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në përmbyllje, Hoxha ritheksoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me Kosovën, në funksion të një vizioni të përbashkët për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 477)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 447)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com