DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxhaj përkujton Masakrën e Krushës së Madhe: Epiqendra e dhimbjes sonë kombëtare

25 Mars 2025
A A
Hoxhaj përkujton Masakrën e Krushës së Madhe: Epiqendra e dhimbjes sonë kombëtare
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot Masakrën e Krushës së Madhe, duke e cilësuar atë si një nga dëshmitë më të rënda të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar.

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur dhimbjen dhe respektin për sakrificën e popullit të Kosovës, duke theksuar se kjo masakër na rikujton çmimin e lartë të lirisë dhe pavarësisë.

“Sot përkujtojmë me dhimbje sakrificën e Krushës së Madhe, epiqendrën e dhimbjes dhe krenarisë sonë kombëtare. Masakra atje mbetet një nga dëshmitë më të rënda të gjenocidit serb mbi popullin tonë, duke na rikujtuar çmimin e lartë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderimi ynë sot është edhe një zotim se sakrifica e dëshmorëve, martirëve dhe viktimave kurrë nuk do të harrohet. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Krushës së Madhe!”, ka shkruar Hoxhaj.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku mbi 240 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe në mars të vitit 1999. Përkujtime të tilla vazhdojnë të jenë një thirrje për drejtësi dhe për të mos harruar sakrificën e popullit të Kosovës për liri.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 025)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com