DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

19 Shkurt 2026
A A
Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka komentuar fjalët përmbyllëse të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Hagë.
Ai u ndal te deklaratat e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke thënë se ato përmbyllin në tërësi luftën e UÇK-së.

“Vlerësimi im personal është se secili nga të akuzuarit nga Gjykata e Hagës ka dhënë një deklarim që përmbyll në tërësi luftën e UÇK-së, ashtu siç është zhvilluar lufta çlirimtare e Kosovës dhe siç është rritur Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Secili, në thelbin e deklarimeve të tyre, ka theksuar se UÇK-ja ka qenë një ushtri popullore dhe kombëtare, që nuk ka pasur mision kundër popujve të tjerë, por vetëm kundër pushtuesit serb”, ka thënë Humolli.

Ai e cilësoi të padiskutueshme pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, duke e krahasuar situatën me një verifikim identiteti.

“Kjo është e padiskutueshme që janë të pafajshëm. Është njëjtë sikur dikush të më kërkojë letërnjoftimin për të vërtetuar nëse jam unë apo jo. Tendenca e armiqve tanë ka qenë të vërtetojnë nëse UÇK-ja ka qenë e pastër apo jo, dhe këtë kanë dashur ta bëjnë përmes Hashim Thaçit dhe përmes një lufte speciale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Humollit, deklarimet e dhëna në Hagë përbëjnë një “vulë” që, siç tha ai, dëshmon se lufta e UÇK-së ka qenë një përballje mes demokracisë dhe autokracisë.

Ai shtoi se procesi gjyqësor ka zgjatur jashtëzakonisht shumë, duke e krahasuar me periudha të tjera historike, dhe theksoi se Jakup Krasniqi, sipas tij, është shembull i përballjes me drejtësinë ndërkombëtare.

Duke folur për emocionet që i kanë ngjallur këto deklarata, Humolli tha se është e natyrshme që vuajtjet të prekin secilin.

“Është normale që vuajtjet e njerëzve të ngjallin emocione te secili. Luftëtari pa emocione nuk do ta merrte pushkën për të luftuar kundër pushtuesit. Këto deklarime janë të natyrshme dhe kanë ndikim te qytetarët”, ka përfunduar Humolli.

 

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 479)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 478)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com