DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

I akuzuari për vrasjen e shtetases argjentinase thotë se me tani të ndjerën s’kishte probleme

3 Shkurt 2026
A A
I akuzuari për vrasjen e shtetases argjentinase thotë se me tani të ndjerën s’kishte probleme
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën e së martës ka vazhduar dhënien e mbrojtjes Endrit Nika, i cili po akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. Ai tha se me tani të ndjerën nuk kishin pasur kacafytje më herët.

I akuzuari Nika e vazhdoi dhënien e mbrojtjes para trupit gjykues, të cilën e kishte nisur më 22 janar 2026, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari deklaroi se kishte vërejtur xhelozi nga tani e ndjera kur ishin duke u kthyer në hotelin ku po qëndronin.

Prokurori Armend Hamiti e pyeti të akuzuarin lidhur me deklarimin se kishte dëgjuar një krismë në dhomë, duke i thënë nëse ishte edhe dikush tjetër aty.

“Veç na dy”, tha Nika.

I akuzuari tregoi se cilat ishin veprimet e tij pasi dëgjoi krismën.

“U ndala dy sekonda derisa nuk dëgjova asgjë dhe u ktheva me këqyrë çka ka ndodhë, aty e pash sikur e spjegova në seancën e kaluar”, tha Nika.

Prokurori Hamiti theksoi se në këtë gjykim janë dëgjuar edhe ekspertë, ndërsa të akuzuarin Nika- i cili kishte deklaruar se ka njohuri në këtë fushë, e pyeti se a mund të lëvizte dritarja statike pa u goditur nga asnjë forcë.

“Normal as me veprim as pa veprim ai nuk guxon me ra”, tha Nika.

Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari u deklarua i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

Me këtë, i akuzuari Endrit Nika akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 496)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 851)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (272)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com