Avokati Arianit Koci ka ftuar qytetarë të Kosovës t’i bashkohen nesër për të bllokuar daljet e Kuvendit të Kosovës që të mos i lënë deputetët të dalin nga aty pa bërë zgjidhje për konstituimin e Kuvendit, gjë kjo që po dështon qe 26 herë për gati dy muaj rresht çdo 48 orë.
“Prandaj nesër, në ora 10:45, po mendoj të dal para Kuvendit – nëse e kam përkrahjen e juaj! Në ora 11:00 – ua mbylli derën deputetëve me një fjongë. Nuk i lejojmë me dalë – si veprim simbolik, derisa ta zgjidhin krizën politike”, shkroi Koci.
Postimi i plotë:
Nuk ka dalje prej Kuvendit, pa zgjidhje politike.
Nesër në ora 11:00, deputetët futen prapë në Kuvend – për herë të 27-të.
Por e dijmë që tash:
nuk ka marrëveshje, nuk ka vendim, nuk ka asnjë përparim.
Një tjetër seancë që nuk zgjidh asgjë – veç sa e zgjat agoninë.
Kjo nuk është më krizë politike.
Është lojë me durimin e njerëzve.
Prandaj nesër, në ora 10:45, po mendoj të dal para Kuvendit – nëse e kam përkrahjen e juaj!
Në ora 11:00 – ua mbylli derën deputetëve me një fjongë.
Nuk i lejojmë me dalë – si veprim simbolik, derisa ta zgjidhin krizën politike.
⸻
Nëse ky postim merr së paku 3000 pëlqime ose zemra – dal. Pa asnjë hezitim.
Pa përkrahje të vërtetë – nuk ka as veprim.
⸻
Ju ftoj të më bashkangjiteni masovikisht.
Po tentoj me gjete zgjidhje.
Ky veprim simbolik – është sigurt më shumë se heshtja.
Sa prej jush kishit me dalë nesër?
P.S.
Bëjeni share ju lutëm.
Njëherësh i ftoj mediat që ta përkrahin këtë iniciativë, nëse mendojnë që – boll është boll!