Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Kosovë, njofton Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).
Ai është pritur nga Kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim Tërnava.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, shejh Baleela do të marrë pjesë në Garat Kuranore Ndërkombëtare që po mbahen në Prishtinë.