Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në vendin tonë në ditët në vazhdim rrezikon të ketë edhe vërshime.
IMHK thotë se gjatë datave 18–19 nëntor 2025 pritet të ketë reshje shiu në gjithë vendin. Për shkak të kësaj, në disa zona reshjet do të jenë të intensitetit të lartë, duke rritur rrezikun e vërshimeve të shpejta.
Në njoftim, ky institut ka njoftuar se reshjet e cilat kanë filluar të shfaqen gradualisht do të përfshijnë tërë territorin e Kosovës, ndërsa zonat e rrezikuara më shumë janë ato me karakteristikë lumore dhe malore.
“Përfshirë basenet e Drinit të Bardhë, Bistricës së Prizrenit, Mirusha, Toplluhës, Erenikut dhe Bistricës së Deçanit”.
