DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Instituti Riinvest shënon 30-vjetorin me ndarje mirënjohjesh për themeluesit, bashkëpunëtorët dhe stafin

13 Maj 2025
A A
Instituti Riinvest shënon 30-vjetorin me ndarje mirënjohjesh për themeluesit, bashkëpunëtorët dhe stafin
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 30-vjetorit të themelimit, Instituti Riinvest organizoi një ceremoni solemne ku u ndanë mirënjohje për themeluesit, bashkëpunëtorët dhe stafin, si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë ndër vite në ndërtimin dhe zhvillimin e institutit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori ekzekutiv Alban Hashani theksoi rëndësinë e këtij përvjetori si një moment reflektimi dhe festimi për rrugëtimin e përbashkët dhe sfidat e kapërcyera në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.

“Jemi mbledhur për të shënuar një moment të veçantë – 30-vjetorin e Institutit Riinvest. Ky është një moment për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë të përbashkët, për të kujtuar sfidat që kemi kaluar dhe për të festuar sukseset tona të përbashkëta. Instituti Riinvest padyshim mbetet si projekti më i veçantë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Në shumë etapa ka qenë prijës në temat që janë diskutuar për të ardhmen e Kosovës. Ky përvjetor ofron një mundësi të veçantë që të riafrohemi me qëndrimin tonë se realizimi i misionit të institutit është i mundur falë përkushtimit të atyre që punojnë dhe kontribuojnë në të. Ne mbetemi të përkushtuar për misionin tonë – promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës nëpërmjet dijeve të reja dhe studimeve cilësore”, u shpreh Hashani.

Ish-kryeministri Isa Mustafa, një ndër themeluesit, tha se Riinvest ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fazat kyçe të zhvillimit të vendit, duke qenë i pranishëm dhe aktiv edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Ka qenë një nder i veçantë që të punojmë së bashku. Vlerësoj që ky institut ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Instituti është rritur ashtu siç është rritur Pavarësia e Kosovës, ashtu siç është ngritur në këmbë shteti i Kosovës. Ka filluar pak më herët sesa që është shpallur pavarësia. Ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin ekonomik, po ashtu ka dhënë kontribut në fazën e tranzicionit, kur Kosova nuk ka pasur institucione të veta dhe kryesisht është bazuar në të gjeturat e këtij instituti”, tha Mustafa.

KATEGORITË

  • Botë (977)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 377)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (57)
  • Sport (119)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com