Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka theksuar me anë të një njoftim, se Kosova është në zonën e kuqe për temperaturat e larta.
Ata kanë theksuar se mund të ketë probleme në furnizim me ujë, e zjarre nëpër pyje.
Si rezultat, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa masa.
Rekomandimet:
Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.
Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.
Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme.