DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

IPK rekomandon suspendimin e dy eprorëve të policisë në Pejë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

20 Qershor 2025
A A
IPK rekomandon suspendimin e policit që po drejtonte automjetin e aksidentuar në Çubrel
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e Prek Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë dhe Nexhat Gutiq, shef i Sektorit Rajonal për Operativ në Pejë.

Të dy eprorët, janë të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (nënkolonelit dhe kapitenit policor) përderisa pritet që në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë të ndërmerren edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në komunikatën e IPK-së

Hulumtimi ngrit dyshime serioze për ndërhyrje të mundshme në procedurë të një rasti dhe shmangie nga detyrat zyrtare nga eprorët dhe zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë. Gjetjet e hulumtimit të “Betimit për Drejtësi”, tregojnë se personi i përfshirë në rast ka raport shoqëror me eprorët policorë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nënkoloneli dhe kapiteni policor dyshohet se kanë ndërhyrë në këtë rast (shoqërimin e të dyshuarit në stacion) duke mos përcjellë rastin për hetim dhe nuk është njoftuar Prokuroria për rast (në kundërshtim me procedurat standarde të veprimit të policisë në raste të tilla), duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, thuhet tutje në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Rasti i cili ka ndodhur më 28 maj, është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”, që nga 3 qershori, ndërsa IPK është njoftuar më 9 qershor, ku pastaj sipas detyrës zyrtare, ky institucion ka filluar një proces të grumbullimit të informacioneve si dhe ka kërkuar nga Policia e Kosovës një kopje të dosjes së rastit.

“Incidenti fillestar raportohet të ketë ndodhur më 28.05.2025 kur disa zyrtarë policorë në Pejë ishin njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Shpëtim Bojku” dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë shoqëruar në stacion policor edhe një të dyshuar i cili nuk ishte përfshirë fare në aksident por që ka penguar zyrtarët policorë në realizimin e detyrave të tyre”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

KATEGORITË

  • Botë (1 079)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 717)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com