Zyrtari më i lartë i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, tha se Irani nuk do të tërhiqet derisa vetë presidenti i SHBA-së Donald Trump të kërkojë falje për gabimin e bërë.
Në komentet drejtuar Trumpit, me hashtagun “TrumpMustPay”, Larijani hodhi poshtë idenë se SHBA-të do ta fitonin luftën shpejt.
“Irani nuk tëriqet derisa t’i kërkojë falje Presidenti i SHBA-së Donald Trump për gabimin e tij të rëndë në llogaritje. Trump thotë se po kërkon një fitore të shpejtë. Ndërsa fillimi i një lufte është i lehtë, ajo nuk mund të fitohet me disa cicërima”, tha ai.
Edhe lideri i ri Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei tha sot se SHBA-të dhe Izraeli duhet të paguajnë “kompensim” për veprimet e tyre.
Nga ana tjetër, Trump është shprehur se ka pasur telefonata nga ana e Iranit për të arritur një armëpushim, por që ai i ka refuzuar.
