Shkruan Hisen Berisha
Zhvillimet aktuale në Iran paraqesin një nyje të ndërlikuar mes presionit të brendshëm shoqëror, tensioneve rajonale dhe rivalitetit strategjik me SHBA-në. Në këtë kontekst, rikthimi i qasjes së artikuluar nga Presidenti Trump si “paqe përmes forcës dhe vendosjes së drejtësisë” si dhe “stabilitet politik përmes zhvillimit ekonomik”, riformëson parametrat e llogaritjes politike dhe ushtarake në terren.
Mesazhi i drejtpërdrejtë nga Presidenti Trump, drejtuar strukturave të sigurisë iraniane, “dorëzimi i armëve kundrejt imunitetit, ose përballja me pasoja të rënda”, përbën një instrument presioni maksimal me objektiv të trefishtë:
- çarjen e kohezionit të elitave të sigurisë;
- delegjitimimin e represionit të brendshëm;
- krijimin e kushteve për tranzicion të kontrolluar.
- superioritet të qartë ajror dhe raketor në rajon;
- prani detare parandaluese në Gjirin Persik;
- aftësi C4ISR (komandë, kontroll, komunikim, inteligjencë, mbikëqyrje dhe zbulim) për reagim të shpejtë dhe kontroll të hapësirës operative.
- Deeskalim i kontrolluar, presioni ekonomik dhe ushtarak çon në lëshime graduale dhe riformatim të marrëdhënieve.
- Përshkallëzim i kufizuar, incidente të kontrolluara, goditje precize, por pa luftë të përgjithshme.
- Konflikt i hapur rajonal, me implikime serioze për energjinë globale dhe arkitekturën e sigurisë në Lindjen e Mesme.
- deterrencën si instrument për të shmangur luftën, jo për ta provokuar atë,
- mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, drejtës ndërkombëtare, dhe zhvillimi ekonomik si themel i stabilitetit afatgjatë.
