Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi- Goodman, i ka dhënë mbështetjen Vjosa Osmanit për një mandat të dytë të presidentes.
Krasniqi- Goodman me anë të një postimi në ‘Facevbook’ ka thënë se Kosova ka nevojë për Osmanin sërish.
“Vota ime më krenare ishte në vitin 2021. Kosova ka nevojë për Vjosa Osmanin përsëri”, ka shkruar ajo.
Reagimi i saj vjen në të njëjtën ditë kur kryeministri Albin Kurti, deklaroi se e sheh kandidat koncensual për president Murat Jasharin.
“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje partiake, nder për republikën dhe siguri për kombin. Rrethanat gjeopolitike kërkojnë një moment reflektimi dhe një figurë që i bën ballë shtërngatave të tilla. Edhe sot zgjedhja e një figure si Murat Jashari do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur”, deklaroi Kurti.
