DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-këshilltari i Thaçit: Dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja çmontuan krejt rrëfimin e DhSK-ës

16 Nëntor 2025
A A
“Refuzimi është vetëm politik”-Familja e Thaçit i reagon Speciales pasi nuk ia lejuan vizitën
Share on FacebookShare on Twitter

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka thënë se dëshmitarët e ftuar nga mbrojtja e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës e kanë ndryshuar të gjithë rrëfimin që është treguar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka theksuar se këto dëshmi i kanë vënë pikën këtij procesi.

“Kanë qenë dëshmi që e kanë çmontuar krejt rrëfimin që është dëgjuar deri tash në Dhomat e Specializuara, me dëshmitë e tyre duke filluar nga James Rubin e deri te dy dëshmitë e javës së fundit. Deri në detaje, në mënyrën më të qartë, kanë treguar se si e kanë parë UÇK-në, si i kanë parë udhëheqësit e UÇK-së, si kanë bashkëpunuar me ta, çfarë bashkëpunimi kanë pasur dhe, mbi të gjitha, e kanë treguar me përgjigjet e tyre se sa mund të qëndrojnë ose sa nuk mund të qëndrojnë akuzat që janë dëgjuar gjithë këto vite — tashmë po bëhen pesë që janë atje në Dhomat e Specializuara.”

“Nëse ka drejtësi, nëse shikohen vetëm faktet dhe dëshmitë, atëherë këto janë ato që i kanë vënë pikën këtij procesi. Jam i sigurt se edhe dëshmia e gjeneralit Clark vetëm sa do ta përmbyllë krejt këtë proces. Nuk është në pyetje vetëm procesi, por i tërë narrativi që është ndërtuar në këto vitet e fundit për UÇK-në dhe për tërë Kosovën”, ka thënë Arifaj.

KATEGORITË

  • Botë (1 153)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 153)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (149)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (979)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com